Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të Drejtat të përfshihet si palë kryesore në procesin gjyqësor.
Po ashtu, gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e Erion Veliajt ndaj Olsi Dadon. Veliaj pas shpalljes së vendimit u shpreh se vendimi dihej vetëm duhet ta merrte vesh edhe publiku.
“vendimi dihej por shyqyr e mori vesh mileti”, tha ai.
Gjithashtu u rrëzua edhe kërkesa e ish-prokurorit, Tom Deda. Ish-prokurori Deda kërkoi për t’u bërë pjesë e procesit si palë e tretë. Dedaj tha se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Pjesë nga diskutimi:
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata kohë duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dado. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtëpërdrejtë.
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nis në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizat kriminale së bashku me Ina Ramën.



