E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

Gjoba nga 3-5 mijë lekë për shkelësit, Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat e reja të përdorimit të maskës.

Nga nesër, maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në një komunikim për mediat drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja për përdorimit të maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.

“Përdorimi korrekt kërkon që maska të mbulojë hundën, gojën dhe mjekrën. Maska kirurgjikale hidhet ne kosh pas përdorimit. Maska prej tekstili duhet larë në 60 gradë pas çdo përdorimi.

Maska duhet pasur gjithmonë me vete. Sa herë dilni nga shtëpia, çdo person mbi moshë 11 vjeç duhet të mbajë maskë gjatë gjithë ditës, në çdo dyqan, market apo njësi tregtare. Në mjetet e transportit publik dhe gjatë ecjes në rrugë”, tha znj. Fico.

Udhëzuesi me rregullat e përdorimit të maskës dhe rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë

a. Sa herë dilni nga shtëpia;

b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;

c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

f. Edhe gjatë ecjes në rrugë

g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

m. Në të gjitha institucionet fetare.

n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.

b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

c. Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).

f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

g. Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

h. Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës).

a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑