Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi i ka dalë në mbrojtje banorëve të Divjakës që protestojnë kundër vendosjes së traut për të hyrë në parkun e Karavastasë që i çon dhe drejt plazhit.
Në një prononcim për media Koreshi tha se ky tra dëmton rëndë turizmin në Divjakë, duke e cilësuar vendimin e qeverisë çmenduri të radhës.
“Kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. deri sa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Pra në realizimin e kësaj kauze të drejtë që kanë banorët. I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik. Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet ë ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë; ishim në plazh. Me atë gjendje që është plazhi, me mosvënien dorë. Mender halet që ndodhen në plazhet e Divjakës, nuk ja vlen të shkosh, por ajo që të ofron peizazhi është i pallogaritshëm. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria.”, tha Koreshi.