STOP-EMISIONI 54(Sezoni 8) 17 Nentor 2022-Merr kredi e s’e shlyen dot, permbaruesi bllokon pronen e se emes.

Rina Qyra, ( Hajrie) është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo cështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone etj.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon, se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore.Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes. Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gje peng për kredinë.Në mënyrë absurde përmbaruesi Alimadhi thotë, se bëhet fjalë për një pronë bujqësore, ku pala debitore është edhe bashkëpronare. Sipas tij, mund të bëhet vecimi i pjesëve takuese të debitores, edhe pse e ëma, pronare e vetme, është gjallë.

Gazetari i “Stop” doli në rrguë për të intervistuar qytetarët dhe në mes të përgjigjeve të tyre, bënte sikur kishte probleme teknike me pajisjet e xhirimit.Mënyrat sesi reagojnë banorët e Tiranës, kur u thuhet të nxitojnë, se po mbaron karta e regjistrimit, apo nuk i vjen zëri mikrofonit, janë për të mos u humbur.

Gëzim Ndou nga Puka tregon, se djali i tij ka ndjekur për 4 vjet shkollën profesionale “Karl Gega” në Tiranë. Ai është akomoduar në konvikt, ku ka paguar dhe shuma duhet t’i kthehej. Por kjo nuk ka ndodhur për dy vjet nga 4 vjet shkollë. Kthimi i shumës duhet të bëhej, pasi i riu, njërin prind e ka invalid.Gëzimi tregon, se është interesuar në bashkinë e Tiranës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Gazetarja e “Stop” u interesua në Drejtorinë e Konvikteve për shkollat e mesme, ku na u premtua verifikimi i rastit. Ne mësuam, se paratë janë në postën shqiptare dhe i riu mund të tërheqë shumën prej 63 mijë lekësh të reja.

Të Fundit