Gjermania i dhuron FNSH-së shtatë automjete me vlerë 327.000 euro.

Ministria e Brendshme Federale gjermane, e përfaqësuar nga Presidiumi i Policisë Federale, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, 7 automjete të markës Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën 327.000 euro.

Këto automjete të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me rastin e ceremonisë së dhurimit nga Policia Federale e Gjermanisë, të 7 automjeteve të markës Mercedes Benz Sprinter, tha se kjo ceremoni “ka dyfish rëndësi dhe vlerë, pasi sot Policisë së Shtetit i jepet një tjetër mbështetje në logjistikë, një mbështetje shumë e nevojshme dhe e domosdoshme për të përmbushur detyrat e saj”.

“Kjo mbështetje, jo vetëm nga Gjermania, por nga shumë partnerë seriozë dhe agjenci ligjzbatuese, ka ardhur si rezultat i rritjes së besueshmërisë, profesionalizmit dhe vendosmërisë së Policisë së Shtetit vitet e fundit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin krah për krah dhe e barabartë me policitë homologe”.

Të Fundit