Gjermania bllokon 20 ton kastravec nga Shqipëria, shkak pesticidet e palejuara për tu shitur

Lulzim Sari është një eksportues produktesh bujqësore nga Lushnja. Në muajin nëntor 2023 ai niset drejt Gjermanisë, ku kalon me 20 ton kastravec, që e kishte grumbulluar nga fermerët e zonës. Me anë të analizave në Gjermani, produkti rezultoi me përmbajtje Oxamyl, që është i ndaluar në vendet e BE-së që në maj 2023.Në Shqipëri ky pesticid është lejuar të tregtohet deri më 30 shtator 2023.Eksportuesi kërkon të merren masa, sepse ai nuk ka asnjë përgjegjësi, që produkti në fjalë dhe të tjerë të ndaluar, gjenden në treg.Lulzimi thotë, se kosto e mallit të tij është mbi 30 mijë euro.Elvis Shkëmbi, agronom, thotë, se kur BE heq një pesticid nga qarkullimi, duhet ta heqë njëkohësisht edhe vendi ynë. Gentian Sulo, fermer, tregon, se nuk e studion dot pesticidin mbasi e blen.Edhe fermeri tjetër Mikel Dhana, fermer thotë, se i beson farmacistit, pa e ditur nëse është ose jo i dëmshëm.

Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por që qrkullojnë lirisht në Shqipëri, ne me kameran e fshehtë ne vëzhguam tregun e farmacive bujqësore. E në fakt pikërisht pesticidet e ndaluara në hapësirën europiane si Vidate, apo Afromyl, Myclofil e Myclobutanil, shiten lirisht për përdorim.Arnold Pashollari, drejtor i AKU-së Fier, thotë, se do të bëhet bllokimi i pesticideve, që nuk lejohen.Por deri atëherë ne do të konsumojmë produkte ushqimore problematike, ndërsa eksportuesit do të penalizohen e do të paguajnë papërgjegjshmërinë e institucioneve, që paguhen për të na mbrojtur.

Të Fundit