Gjenerali izraelit flet për foshnjat e vrara: I masakrojnë në sy të nënave

Një gjeneral i ushtrisë izraelite ka dhënë detaje të asaj që ai e quan një “masakër” në kibbutz Kfar Aza në Izrael, vetëm pak larg nga kufiri me Rripin e Gazës.

“Foshnjat, nënat, baballarët, në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtjes vriten nga terroristët,” tha gjeneralmajor Itai Veruv, për Reuters.

Nuk është një luftë, nuk është një fushë beteje. Është një masakër,” shtoi ai.

Është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Është diçka që ne e imagjinonim nga gjyshërit tanë. Nuk është diçka që ndodh në historinë e re.”

Reuters raporton se trupat e militantëve të Hamasit u gjetën në vend, së bashku me ato të banorëve izraelitë.

Era e keqe e trupave është e rëndë.

Të Fundit