Një qytetar nga Peja në Kosovë ka bërë një akt qytetarie duke dorëzuar në polici një portofol me 600 euro brenda.
Lajmi është bëri i ditur nga policia e Kosovës, e cila njofton se pas dorëzimit të kuletës, është bërë dhënia e saj pronarit që e dispononte.
Policia e Kosovës falenderoi qytetarin për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare të treguar, si dhe apeloi dhe qytetarët e tjerë, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen
“Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka dorëzuar nё Polici. Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë i janë kthyer qytetarit (vikimёs)”, thuhet në raport.