“Territor i pastër”/ Asgjësohen 108 bimë kanabis në Krujë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”,  ditën e sotme në Krujë janë kultivuar 108 bimë narkotike.

Policia bën m e dije se bimët narkotike u gjetën të kultivuara në tokë në fshatin Shqezë, Krujë, u gjetën.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7647 bimë narkotike cannabis sativa.

Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të Fundit