“Gati për Shqipërinë”, Bora Muzhaqi: Këtu s’hyn në punë partia e arkat e peshkut

Zëvendës ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, në një dalje për mediat ditën e sotme ka dhënë lidhur  me projektin “Gati për Shqipërinë”, të prezantuar më herët nga kryeministri, Edi Rama.

Muzhaqi tha se janë 701 aplikime, ku 51% e aplikuesve jetojnë jashtë vendit dhe 49% e tyre jetojnë në Shqipëri, por kanë bërë studime të ndryshme jashtë shtetit.

Po ashtu zëvendës ministrja tha se po bëhet gati një plan për të pasur një administratë dixhitale.

“Këtë nisëm e kthyem në një program konkret, unë e koordinoj këtë program në të gjitha nivelet. Unë jam kthyer nga jashtë për të kontribuar në vendin tim. Jam e lumtur që po i hapim dyert të rinjve që duan të kthehen. Ka pasur shumë interes nga të rinjtë e të rejat.

Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet maksimalisht. Kolegët e AKSHI-t ka bërë një punë të paparë për ndërtimin e një aplikacion. Gati për Shqipërinë.al është platforma e re.

Dua të theksoj se kemi pasur mijëra aplikime, në shkenca politike, mjekësi, shkenca sociale, bujqësi, turizëm etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa 49% janë brenda Shqipërisë. Kemi zhvilluar 18 sesione online për këtë platformë.

Mandati i tretë do të jetë momenti i një hopi të madh në këtë drejtim. Ky program është një nga mjetet në shërbim të kësaj iniciative”, tha Muzhaqi.

Më tej Muzhaqi theksoi: “Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT.

Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri.

Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.

Të Fundit