Ministri i jashtëm Gent Cakaj, ka bërë një gafë në rrjetet sociale, kur ngushëlloi homologun turk, Mevlut Cavusoglu për një tragjedi, duke e ngatërruar me një tjetër.Cakaj ngushëlloi Cavusoglun për tre viktimat e aeroplanit të përplasur në Bahcesaray, kur në fakt avioni u aksidentua në Stamboll, ndërsa në Bahcesaray 38 viktimat ishin shkaktuar nga orteku.
![](https://stop.tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_8484.jpeg)