Futuristët: Në vitin 2045 njerëzit do të jenë të pavdekshëm

Futuristët parashikojnë revolucion në gjenetikë, falë teknologjisë

Brenda pak vitesh njerëzit do të bëhen të pavdekshëm. Ky është parashikimi i rrymës së futuristëve, që bazohen në zhvillimin e tejskajshëm të inteligjencës aritificiale dhe krijimin e species Postnjerëzore.

Raymond Kurzëeil , një ndër futuristët më në zë në rang ndërkombëtar dhe parashikoi të gjitha arritjet teknologjike deri më sot 20 vite para se të ndodhnin, hipotizon se viti 2045 do të na gjejë të pavdekshëm, falë nanoteknologjisë dhe gjenetikës.

Progresi teknologjik në të cilin ndodhemi do të përshpejtohet dhe do të arrijë përtej parashikimeve njerëzore, duke i dhënë jetë qenieve artificiale të pavaruara, që do të sjellë revolucion të kapaciteteve njerëzore.

Në fakt në vitet në vijim priten revolucione në fushën gjenetike, nanoteknologjike dhe robotike, dhe falë teknologjisë gjenetike do të bëhet i mundur kurimi i sëmundjeve dhe do arrrihet të mbahet i gjallë trupi human për një kohë të pacaktuar, duke ktheyr pas edhe plakjen, pra duke rinuar trupin.

Aparaturat do të jenë humane dhe do të ndodhin ndryshime radikale në shoqërinë njerëzore, në mënyrën sesi ne do të mësojmë, punojmë, luajmë dhe si do luftojmë duke përforcuar të gjitha kapacitetet tona, përfshire atë të përdorimit të trurit.

Ndërkohë që sapo është krijuar në fushën e shkencës një software që mëson makinat, pra kompjuterat, inteligjencën artificiale, se si të sillet me humanët.

Të Fundit