Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes dy prej pasagjerëve kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarëve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Të Fundit