Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi.
Në orën 18.30 është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes, Dhërmi, në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 15m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur, nuk ka dëme në njerëz.
Mjeti lundrues i mbytur është jaht rreth 15 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues në Tiranë.
Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.
Njoftimi i policisë:
Policia bën me dije se Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.