E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Franca identifikon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Franca zbuloi rastin e parë të llojit të ri të coronavirusit që nxiti masa të reja bllokimi në Britani dhe ndalime globale të udhëtimit, thanë autoritetet shëndetësore të premten.

Një shtetas francez që jeton në Londër mbërriti në Francë në 19 dhjetor dhe doli pozitiv për variantin e ri të virusit, bëri me dije Agjencia Franceze e Shëndetit Publik në një deklaratë.

Ai nuk kishte simptoma dhe po qëndron në izolim në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Tours.

Autoritetet janë duke gjurmuar kontaktet e personit dhe laboratorët po analizojnë testet nga disa njerëz të tjerë që mund të kishin variantin e ri.

Disa vende të tjera evropiane kanë raportuar gjithashtu raste të variantit të ri të COVID-19, për të cilin autoritetet britanike thanë se duket 70% më i transmetueshëm.

Gjatë këtij muaji në Holandë u zbulua i njëjti variant i ri i coronavirusit që u gjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria Holandeze gjithashtu tha se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët në vijim për të “eksploruar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut të llojit të ri të virusit”.

Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë aktuale për të sugjeruar se varianti i ri shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑