Fotografohet për herë të parë “vrima e zezë”, astronautët: Është 4 milionë herë më e madhe se dielli – Stop
Bota, Të Gjitha

Fotografohet për herë të parë “vrima e zezë”, astronautët: Është 4 milionë herë më e madhe se dielli

Bota mundi të shihte për herë të parë imazhin e një vrime të zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë që njihet edhe si “Rruga e Qumështit”, me astronomët që e etiketuan si një “gjigant të butë” me një dietë gati ekstreme.

Astronomët besojnë se të gjitha galaktikat, përfshirë tonën, kanë këto vrima të zeza në qendër të tyre, ku drita dhe materia nuk mund të shpëtojnë, çka e bën shumë të vështirë fotografimin e tyre.

Drita thyhet në mënyrë kaotike dhe përdridhet nga graviteti, ndërsa tretet në humnerë së bashku me gazin dhe pluhurin e mbinxehur.

Imazhi me ngjyra i publikuar të enjten vjen nga konsorciumi ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit Event Horizon, një koleksion prej tetë radioteleskopësh të sinkronizuar në mbarë botën.

Tentativat e mëparshmëve kishin arritur të lokalizonin vrimën e zezë në qendër të galaktikës sonë, por pa arritur të fokusonin një imazh të qartë.

Feryal Ozel nga Universiteti i Arizonës e quajti vrimën e zezë, “gjiganti i butë në qendër të galaktikës sonë” teksa publikoi imazhin. Vrimat e zeza gëlltisin material galaktik, por Ozel tha se kjo është “duke ngrënë shumë pak”.

Vrima e Zezë në Rrugën e Qumështit quhet Sagittarius A(asterisk), pranë yjësive të Shigjetarit dhe Akrepit. Ajo është 4 milionë herë më e madhe se dielli ynë”, deklaroi Katherine Bouman, astronome, gjatë një konference për shtyp.

Kjo nuk është fotografia e parë e një vrime të zezë. I njëjti grup astronomësh publikoi në vitin 2019 një të tillë nga një galaktikë larg 53 milionë vite dritë. Vrima e zezë në Rrugën e Qumështit është shumë herë më pranë, rreth 27.000 vjet drite larg. Një vit dritë është 9.5 triliardë kilometra.

Kostoja e këtij projekti është afërsisht rreth 60 milionë dollarë, me 28 milionë prej tyre që u financuan nga Fondacioni Shkencor i SHBA-së.

Për fat të mirë, ajo ndodhet shumë larg, rreth 26 000 vite dritë në distancë, kështu që nuk ka asnjë mundësi që të na kanoset ndonjë rrezik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *