FOTO/ Ky është aktori shqiptar që hodhi gruan nga ballkoni i banesës në New York dhe më pas vrau veten

New York – Florind Belliu është aktori shqiptar i cili hodhi gruan nga ballkoni në New York dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë. Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa sot gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë. Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij. Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.

Të Fundit