7000 pulla me imazhin e Dua Lipës, Posta e Kosovës nderon këngëtaren

Pullat më të reja postare të Postës së Kosovës, me imazhin e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nga nesër do të udhëtojnë në të katër anët e botës. Atje ku këngëtarja jonë ka miliona e miliona adhurues.

Fakete Kadiu, shefe ekzekutive e Postës së Kosovës tha për Euronews Albana se vendimi ishte një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj Dua Lipës si një nga shumë të rinjtë e suksesshëm që kanë kontribuar në lartësimin e Kosovës nëpër botë.

“Kontributi i Dua Lipës e ka lartësuar Kosovën, kjo ishte një mirënjohje për atë që bën. Kudo ishte Dua, ishte edhe Kosova dhe ajo ka miliona adhurues”, tha Kadiu.

Ajo tregoi se pulla postare me imazhin e Dua Lipës është e shtypur në 7 mijë kopje dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të saj.

Të Fundit