Foto/ Kush është viktima e atentatit të sotëm në Tiranë

Ky është Kudret Saliaj, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i ish-bashkëshortes së tij, Mexhip Picari.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Rreth një orë më vonë policia bëri të mundur arrestimin e autorit në shtëpinë e vajzës në Yzberisht.

Në momentin e arrestimi, Picari ka deklaruar se e kreu vrasjen për dinjitetin e vajzës së tij.

Të Fundit