Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte, për fat të mirë pa viktima. Aksidenti ndodhi në orën 06:30 të mëngjesit teksa shoferi humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.
Siç duket edhe nga fotot, automjeti tip Mercedez “GLE” ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit