“Foltorja” kërkoi të mos pranohet ankimimi i Alibeajt, ja vendimi i Apelit

Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për kërkesën paraprake që bëri avokati Ivi Kaso për të mos pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Gjyqtarët u tërhoqën në dhomën e këshillimit për këtë kërkesë. Kaso u shpreh në gjykatë se Enkelejd Alibeaj nuk duhet të ishte pranuar si ankimues.

“Shkalla e parë është investuar me një kërkesë nga grupi i rithemelimit dhe ka dalë në vendim duke pranuar të plotë kërkesën. Objekti ka qenë depozitimi i akteve statuore. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankimin deputeti Alibeaj por në kundërshti me ligjin është pranuar nga gjyqtarja Blerina Muça.

Duhet të kishte vendosur mos pranim të ankimit.“, tha Kaso. Ndërsa vijon gjyqi për fatin e PD-së, Berisha, nga ana tjetër po mban një protestë në bulevardin para kryeministrisë.

Të Fundit