Pas 10 muajsh premtime, edhe pse Asaf Shehu u shpall fitues nga konkursi për drejtues burgu, ai sërish nuk u emërua në detyrë. Fjalia fatale në prezencë të ministres Etilda Gjonaj i kushtoi shumë Asafit. Shefi i kabinetit vazhdon ta mashtrojë, pa i dhënë një përgjigje zyrtare.Për ta larguar nga Ministria dhe sistemi i Burgjeve, ai njoftohet me mesazh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për një konkurs tjetër në sistemin mesatar, për të cilin nuk kishte aplikuar.E megjithatë paraqitet edhe për këtë konkurim. Por aty i thonë, se nuk mund të konkurojë dot, pasi rezulton i dënuar në vitin 1987 për përvetësim të pronës socialiste. Sipas Asafit, kjo është kryekëput një gënjeshtër, pasi ai nuk ka qenë kurrë i dënuar. Në vitin 1987 Asaf Shehu tregon, se ka qenë mësues dhe më pas ushtar.
