Fillon Festa e Kulmakut, nis pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj, në malin e shenjtë të Tomorrit

Sot ka nisur pelegrinazhi në malin e shenjtë të Tomorrit ku mijëra besimtarë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut. Festa e Baba Tomorrit e cila zhvillohet në datat 20-25 gusht pret besimtarët që ngrenë çadrat e tyre dhe bëjnë kurban një qengj.

Kryeministri Rama ka ndarë edhe një video të pelegrinëve që ngjiten drejt teqesë ku prehet Abaz Aliu. Ata luten për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

“Mali i Tomorrit, këtë javë mirëpret besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga Shqipëria e gjithë bota për t’iu bashkuar një prej traditave më të bukura shpirtërore e kulturore të zonës, Festës së Kulmakut”, shkruan Rama.

 

Të Fundit