Seanca plenare e kësaj të Enjteje ka nisur me debate mes opozitës e mazhorancës sa i takon dorëheqjes së Rrahman Rrajës dhe çështjes së Arben Ahmetajt.
Gazment Bardhi ka riktheksuar se opozita nuk heq dorë nga kërkesa për një seancë urgjente me Kryeministrin të pranishëm. Ai hodhi akuza për korrupsion për disa socialistë e mes tyre përmendi Ermonela Felajn. Kjo e fundit e quajti “palaço”.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi nuk e kurseu replikën. “Hajdute, gjobaxhie që ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës”, iu drejtua ai Felajt.
Pjesë nga debati në Kuvend:
Gazment Bardhi: Ju nuk merrni as guximin ta pyesni kryeministrin, a vjen apo nuk vjen në seancë. Ne nuk heqim dorë nga kërkesa, nuk është përgjegjësi e Rrahman Rrajës, pa mbështetjen e Ramës Arben Ahmetaj, Damina Gjinkunir dhe çdo ministër nuk miraton dot 17 vendime brenda ditës, po e keni lexuar dosjen e ardhur nga SPAKU ju, ku ka procedurë aty? Arben Ahmetaj nëse do të mbrohet, të mos arratiset, të tregojë bashkëpunëtorët në aferën e tij dhe të mos shëtisë nga njëri aeroport në tjetrin. Ke marrë një raport zonjë, keni fut jashtë procedure ligjin për kanabisin, nuk është fare në kaledar, ça procedure na tregoni ne?! E keni miratuar në çdo komision! Ku vini këtu ju e bëni teatër, secili prej jush e ka lexuar dosjen, a nuk ju vjen turp?! Në komision hetimor u dolët garant atyre mafiozëve të inceneratorëve e që sot po përballen me drejtësinë. Nga Damian Gjiknuri te Ermonela Felaj i nxorrët të gjithë pa përgjegjësi, por ja që paska përgjegjësi! Vetëm në Inceneratorin e Tiranës, e keni lexuar dosjen, paradite pa dale procedura Klodian Zoto e çon 220 mln euro.
Ermonela Felaj: Palaço, palaço!!
Gazment Bardhi: Shiko, palaço mua më kan thëmnë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute si ti, nga një gjobaxhie që ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit. Yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marë rryshfet 1.5 mln euro nga 4 biznese. Je një hajdute, një gjobaxhie, ti je pjesë e dosjes, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’u vënë gjoba bizneseve. Ti dhe një pjesë prej tyre!! Flisni ju për procedura, mbylle moj gojën! Mbylle moj hajdute gojën!