Kuvendi “vlon” nga dosja e aferës së inceneratorëve, Saimir Korreshi shkon me qese mbeturinash

Teksa Kuvendi “vlon” nga dosja e aferës së inceneratorëve që ka dërguar në burg disa zyrtarë të Partisë Socialiste, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka mbërritur në Parlament me një qese mbeturinash me vete.

Deputeti i Lushnjes u shfaq në oborrin e Kuvendit teksa mbante në duar një qese të zezë mbeturinash.

Ndërkohë në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka kërkuar që në rendin e ditës të futet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Saimir Korreshi: Si pushteti qendror, si pushtetet vendor, mbajnë me kaba myzeqarët dhe hedhin valle, vishen me rroba popullore, ndërkohë që plehrat dhe koret e shalqinjve kundërmojnë në Lushnjë. Ka çështje shumë të mëdha për tu diskutuar në parlament këto ditën e fundit, por para se të na vije hashashi në fushat e Myzeqesë, katrojmë të na pastroni koret e shalqinjve se na mbyti lëngu, kundërmon era.

Këto plehra po ja çoj shokut Edi Rama ti ketë atje, që të kthej ndonjëherë kokën. Nuk duan ata njerëz vetëm për t’u marrë votën dhe për t’ju bërë gërnete e kitare, duan edhe ti pastrosh zonën për të cilën paguajnë taksën e pastrimit.

Të Fundit