Mbytja e 3 personave në plazhin e Vilë Bashtovës, “arrest shtëpie” për administratorin e plazhit

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën arrest në shtëpi për Pëllumb Nikën, administratorin e plazhit të Vilë Bashtovës ku ditën e diel humbën jetën një 50-vjeçar dhe 2 djemtë e tij të mitur.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Sipas prokurorisë administratori i plazhit nuk kishte garantuar kushtet e nevojshme për sigurinë e pushuesve.

Të Fundit