Në 20 dhjetor të vitit të kaluar transmetuam rastin e denoncuar nga qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë. Ajo tregoi, se familja Murga përbëhet nga 4 anëtarë, nëna e sëmurë dhe 3 fëmijëët e rritur me probleme të shëndetit mendor. Ata jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra e prej vitesh nuk kanë as energji elektrike. Një qytetar, i quajtur Arben, i con ushqim cdo ditë e kështu mbijeton familja Murga.Ne vumë në lëvizje njësinë numër 8, Dritan Dangon me stafin, si dhe shërbimin social shtetëror rajonal dhe OSHEE-në. Ardi Kola nga OSHEE tha, se nëse bëhet një akt-marrëveshje, familjes mund t’i lidhen dritat. Por debia është 5 milionë lekë dhe duhet të paguhen dy vite, që të realizohet kjo marrëveshje.Ne i bëmë pagesën fillestare dhe i lidhëm dritat.Pas transmetimit tonë, të shumtë kanë qenë qytetarët, që janë solidarizuar me familjen Murga.Një biznes nga Elbasani i mundësoi ushqime dhe sende shtëpie. Një qytetar i dhuroi një kalorifer.Anxhela Bardhi nga Anglia i solli 2 milionë lekë për rregullimin e shtëpisë. Agim Murati pagoi dy vite akt-marrëveshjen me OSHEE-në dhe i siguroi ushqime cdo muaj nga një supermarket.
- +355 67 220 8888
- [email protected]