E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

” Falë dozës së parë të vaksinës, e kalova më lehtë sëmundjen”, mposht Covid mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero është shëruar nga Covid.

Mjeku i njohur në një postim në mediat sociale ka shkruar se është mjekuar në kushte shtëpie dhe kanë qenë kolegët e tij që janë kujdesur për të.

Në një postim në mediat sociale, Pipero hedh poshtë dhe lajmet që ai është kuruar në klinika jashtë vendit. Ai shton se “kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të hënën shpresoj të jem në krah të kolegeve të mi të pa lodhur në spitalin e sëmundjeve infektive”.

“Do kemi kohe të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e riinfektimeve, por sidomos  të infektimit tim pas marrjes se dozës së pare të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm, raportohen e janë në studim mjaft raste të tilla në botë. Unë jam një prej atyre që u infektova, ndryshe e pësova! Por sigurisht fale dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen”, shton mjeku.

Në fund ai u bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat kundër Covid. Pipero ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer, por është infektuar në 27 Janar./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑