Evropa nis vaksinimin, në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Austri bëhen injeksionet e para

Punonjësit e shëndetësisë në spitalin “Lazzaro Spallanzani” në Romë morën mëngjesin e së dielës dozat e para të vaksinës anti-COVID të prodhuar nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech”, në kuadër të një plani kombëtar vaksinimi nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Infermierja 29-vjeçare Claudia Alivernini, mjekur Omar Altobelli dhe pedagogia e Mjekësisë Maria Rosaria Capobianchi ishin 3 italianët e parë që morën vaksinën në institutin kombëtar të sëmundjeve infektimeve të “Lazzaro Spallanzani”.

Shpërndarja e dozave të “Pfizer” dhe “BioNTech”, që u administrua për herë të parë në Britani më herët gjatë muajit, përbën megjithatë një sfidë të vështirë.

Vaksina përdor teknologjinë e re gjenetike mRNA, që do të thotë se duhet të ruhet në temperatura ultra të ulëta rreth minus 80 gradë Celsius

Si vendi i parë perëndimor i prekur nga virusi, Italia ka raportuar mbi 70 mijë e 900 vdekje që nga rënia e pandemisë, më 21 shkurt, shifra më e lartë në Evropë dhe e pesta në botë.

Sërish në orët e para të së dielës, ekipet e posaçme shpërndanë vaksinën në Berlin dhe Frankfurt, duke u ndalur fillimisht tek shtëpitë e kujdesit shëndetësor.

Grupet e cenueshme të popullsisë pritet të marrin të parët dozat, por edhe punonjësit e shëndetësisë në vijën e parë janë prioritet gjithashtu.

Gjermania shpreson të administrojë vaksina për popullsinë në klinikat mjekësore kur më shumë stoqe të jenë në dispozicion.

Në vend aktualisht llogariten mbi 1.6 milionë të infektuar dhe rreth 30 mijë të vdekur.

Në kushte të ngjashme vaksinimi nisi edhe në Austri dhe Spanjë, ku personi i parë që iu nënshtrua vaksinës ishte një grua 96-vjeçare.

Të Fundit