Eurostat: Shqiptarët me fuqinë më të ulët blerëse në BE

Eurostat: Të ardhurat me të larta në BE i ka Luksemburgu me të ulëtat Rumania

Familjet shqiptare dhe individët kanë më pak të ardhura të disponueshme, të matura sipas fuqisë blerëse në Europë.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave mesatare të disponueshme të një familjeje, pas zbritjes së taksave dhe zbritjeve të tjera, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes.

Treguesi shprehet sipas standardeve të fuqisë blerëse për banor (PPS). Për Shqipërinë, treguesi është 4,385 PPS, që i referohet vitit 2020, nga rreth 18 mijë PPS që është për mesataren e Bashkimit Europian (për 2020-2021). Pra i bie se të ardhurat e shqiptarëve janë më pak se çereku i të ardhurave të shtetasve europian, ose sa  24,3% i mesatares europiane.

Shqiptarët janë në fund të listës së fuqisë blerëse në Europë më sipër renditet Maqedonia e Veriut, me gati 6 mijë PPS, Serbia (6,602), Turqia (6620) dhe  Mali i Zi (6861).  

Të ardhurat mesatare për 2021, janë 18,019 PPS për banor në BE. Pabarazia e të ardhurave është prezente në të gjithë Europën edhe brenda vende anëtare të BE-së,  pasi të ardhurat variojnë nga 32,132 PPS në Luksemburg që është vlera maksimale, në minimumin prej 8,703 PPS në Rumani.

Sipas Eurostat nivelet më të larta të të ardhurave u regjistruan në shtetet nordike, ku veç Luksemburgut që kryeson, renditet dhe Norvegjia, Holanda, Austria dhe Gjermania.

Shtet me të ardhura më të ulëta se mesatraja e BE-së janë vendet anëtare jugore dhe lindore, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe Hungari.

Të Fundit