E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës, është një lëvizje e jashtëzakonshme popullore

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Salis përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se do të marrë pjesë në demonstratat e fundjavës dhe do të zhvillojë takime me qytetarë dhe aktivistë të përfshirë në lëvizje.

“Sapo mbërrita në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu duke marrë pjesë në demonstrata dhe duke takuar njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore. Do t’ju mbaj të përditësuar”, shkruan eurodeputetja italiane.

Mbërritja e saj vjen në prag të protestës së 28-të radhazi, e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe që organizatorët e kanë cilësuar si një tubim mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve nga diaspora

Edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në një postim në Instagram, ajo theksoi se mbrojtja e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit është një kauzë me rëndësi të veçantë.

Paulus u shpreh se synon të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, me synimin për të rritur vëmendjen dhe presionin ndërkombëtar ndaj vendimmarrjes së qeverisë shqiptare.

Screenshot
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑