Eugena Tomini: Pse i ndryshuam masat anti-covid dhe ku u bazuam

Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-covid. Kjo ka ardhur si pasojë e shtimit të rasteve të infektimit ndërsa në vend është prezent varianti Delta i koronavirusit.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e ftuar në edicionin e lajmeve në ABC ka folur rreth masave të reja ku ka shpjeguar edhe arsyen e vendosjes së këtyr mesave siç është ora policore e zgjeruar dhe karantina për rastet ku udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nuk paraqesin test negativ, pasaportë vaksinimi apo vërtetim që e kanë kaluar covid në 6 muajit e fundit.

Sipas Tominit me shtimin e infektimeve u pa e mundur që të ndryshonin masat pasi sipas saj një orë më shumë mbyllur kufizon shumë më tepër përhapjen e koronavirusit.

Tomini: Vlerësimi i masave ka qenë dinamik. Ndërsa për sezonin veror ka insistuar në respektim të distancimit fizik dhe masave të thjeshta. Ishin elementë të domosdoshëm. Dhe duhet edhe tani. Ndaj është e rëndësishme.

Ndërkohë për virologun shqiptar që punon në SHBA, Arban Domin, karantina nuk duhej të ishte 10 ditore për udhëtarët por më pak pasi tashmë variantet e reja të Covid i shfaqin simptomat shumë më shpejt.

Arban Domi: Masat janë të paktën me dy muaj vonesë. Një nga kushtet për hyrjen në Shqipëri është testet dhe kalimi i Covid për ata që e kanë kaluar. Element tjetër është karantina por në të dhënat e Deltës është se 5 ditë apo 6 ditë karantinë do ishte mjaftueshëm.

Tomini: 6 muaj të kalimit të Covid që nga momenti i shërimit. Apo karantinimi 10 ditë. Është vendosur mbi bazën e ekspertëve. Ndaj mbi bazën e studimeve dhe mesataren e kalimit të sëmundjes edhe në nivelin e karantinimit.

Delta ka inkubacion më të shkurtër dhe parashikuam 10 ditë karantinë dhe për ata që janë shëruar vërtetim për 6 muaj.

Tomini: Ora policore, marrja e një orë dhe shtimi i një ore policore është avantazh në minimizim e kontakteve të ngushte.

Në këtë orë kemi frekuentim më të madhe në këto orë. Dhe do kemi komunikim më të afërt me përdorimin e alkoolit apo muzikës që do afrohemi më shumë me njëri tjetrin. Favorizojnë kontakte të ngushta.

Save

Share

Të Fundit