Eshtrat e gjetura në Sarandë, policia: Trupi i pajetë u copëtua nga kafshët e egra

Policia e Sarandës dha detaje të tjera rreth eshtrave të gjetura një ditë më parë në Sarandë.

Viktima është 51-vjeçar nga Elbasani, i cili punonte si bari në fshatin Xarrë, i cili sipas policisë ka humbur jetën nga shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i gjetur i ndarë është copëtuar nga kafshë të egra.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast.

Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit A. J., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit