“Është gjallë! Hapni derën”, qytetarët tentojnë të shpëtojnë shqiptarin që u qëllua me armë në Ekuador

Këto janë pamjet e rënda, kur qytetarët tentojnë që të shpëtojnë Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba.

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë dhe po priste bashkëshorten e tij që të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

E shoqja e tij ka deklaruar si burri i saj ishte i papunë pasi ishte pa dokumentacione në këtë shtet, ndërsa me para e ndihmonte vëllai i tij që ndodhej në Kanada. Shqiptari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nuk dihen arsyet e atentatit.

Të Fundit