Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia vendimin për shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës.

Veliaj argumenton se delegimi i përkohshëm i detyrave të kryetarit të Bashkisë ishte bërë për të garantuar vijimësinë e funksionimit të administratës dhe shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, në kushtet e krijuara në atë kohë.

Sipas tij, vendimmarrja e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale, ndaj çdo kompetencë e deleguar duhet të ushtrohet në përputhje dhe koordinim me autoritetin e kryetarit të zgjedhur.

Të Fundit