Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Ergys Agasi u paraqit këtë të premte në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestua pas rreth 8 muajsh në arrati. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për të në lidhje me dosjen e AKSHI-t.

Prokurorët e SPAK-ut kanë relatuar në seancë se Agasi dyshohet edhe për korrupsion, duke i shtuar në këtë mënyrë një akuzë tjetër.

Avokati Maks Haxhia tha se mbrojtja është optimiste pas shqyrtimit të provave dhe bëri me dije se vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg”, do të ankimohet.

Ergys Agasi akuzohet nga SPAK për “Grup kriminal”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Të Fundit