E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Një dhuratë e pazakontë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për liderët pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas raportimeve, secili prej krerëve të shteteve dhe qeverive mori një pistoletë me emrin e tij të gdhendur, të shoqëruar me një kuti fishekësh të vërtetë.

Zbulimi u bë nga kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Mbretërinë e Bashkuar, pasi importimi i saj bie ndesh me ligjet britanike. Sipas tij, pistoleta do të mbetet në Ankara dhe pritet të çaktivizohet, megjithëse Erdogan kishte siguruar një letër personale që lejonte eksportimin e saj nga Turqia.

Përveç pistoletës, pjesëmarrësit morën edhe dhurata më tradicionale, përfshirë librin “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, si dhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps të personalizuar me emrin e secilit lider.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑