EMRI/ I vuri flakën Drejtorisë Arsimore sepse nuk u punësua si mësues, arrestohet 33-vjeçari

Mësohet se Alushaj kishte aplikuar në Drejtorinë Arsimore të Fierit për tu punësuar, por pasi nuk i ishte realizuar kjo gjë, kishte vendosur të merrte hak.

FIER– Indrit Alushaj, 33 vjeç dhe banues në Fier është vënë në pranga pasi akuzohet për vënien e zjarrit në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.

Mësohet se Alushaj kishte aplikuar në Drejtorinë Arsimore të Fierit për tu punësuar, por pasi nuk i ishte realizuar kjo gjë, kishte vendosur të merrte hak.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

Të Fundit