E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Emrat/ Riorganizohet Policia e Shtetit, ja kush janë fituesit që marrin drejtimin e qarqeve

Një sërë emërimesh dhe lëvizjesh janë kryer në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të konkurseve për Drejtor Qarku dhe procedurave të brendshme të emërimeve.

Drejtues Ardrit Elmazi, pasi u shpall fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Drejtues Dashamir Spaho, gjithashtu fitues në konkurrim për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është larguar nga kjo detyrë pas dorëheqjes së paraqitur me kërkesë të tij dhe është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Në nivel komisariatesh, janë bërë gjithashtu disa ndryshime: Kryekomisar Idris Daulle është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në varësi të DVP Shkodër.

Po ashtu, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑