Kanali i Cukës grryhet natën me makineri dhe kjo tregohet në një video të dërguar në redaksinë e emisionit tonë. Një njoftim tregon, se shpëtimi në det është me orar dhe pas kësaj fashe, duhet t’i dilni zot vetes.Prodhimet bujqësore në Roskovec kanë përfunduar të hedhura në tokë.Në Mjekës të Elbasanit edhe varrezat janë ndotur nga mbetjet e hedhura pa kujdes. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Pak kohë më parë, emisioni “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” transmetuan rastin e Marios, djalit 23 vjecar,të cilit i rrezikohet jeta pasi nevojë për një transplant. Ned jemi ndalur në IEPV Vlorë, pasi stafi dhe të paraburgosurit kanë marrë nismën për të ndihmuar Marion.Engjëllush Avdulaj, drejtori i këtij institucioni, shprehet, se me ligjin e ri tashmë aty punojnë rreth 13 të paraburgosur, të cilët kanë mbledhur një shumë prej 1 milionë e 200 mijë lekë, që i dorëzuan në “Stop” në ndihmë të Marios.