Ekspertët: Të rinjtë, pre e modeleve të gabuara në internet

“Duhet kontroll prindëror i rrjeteve sociale”

Përleshja me thika dhe mjete të dhunshme mes adoleshentëve në Gramsh për ekspertët është pasqyrë e modeleve të gabuara që të rinjtë ndjekin sot në rrjetet sociale.

“Ajo ngjarje është pasojë e ndikimit të bashkëmoshatareve, i gjendjes emocionale. Mungojnë modelet shembull, ne kemi vetëm modele agresiviteti, te dhunshme verbale, dhe janë këto që ndikojnë tek adoleshentët”, tha Arjana Muça, psikologe.

Përfaqësues të ogranizatave që kanë në fokus fëmijët, thonë se ngjarja e Gramshit dhe të tjera të ngjashme, janë pasojë e neglizhencës së treguar nga disa hallka.

“Përveç familjes janë të gjithë hallkat e tjera, këtu përfshihet shkolla, njësia e mbrojtjes së fëmijës në bashki, dhe vetë qytetarët. Pra është detyra e të gjithëve ne”, tha Eljona Elmazi, sociologe.

Ekspertët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes në çdo sjellje të fëmijës.

“Sidomos në periudhën e adoleshencës kanë nevojë për komunikim, dhe mbi të gjitha kontrolli prindëror, nuk duhet të mungojë qoftë në rrjetet sociale por edhe në marrëdhëniet që kanë me njëri tjetrin.”

Ekspertët thonë se rrjetet sociale kanë gjithnjë e më shumë ndikim tek të rinjtë, në një kohë që përdorimi i tyre nga adoleshentët po rritet.

Të Fundit