Edhe pse e pajisur me urdhër mbrojtje, 47-vjeçari nuk ndalet: Rreh motrën e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Sipas uniformave blu, motra e personit në fjalë ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës së përsëritur nga i vëllai.

Materialet në ngarkim të 47-vjeçarit i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit