E trishtë! Po shkonte në shkollë, mësuesja në Dimal pëson infarkt rrugës, dedikimi prekës i nxënësve: Jemi bosh pa ty

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese e identifikuar me emrin Etleva Gjoni ishte duke shkuar në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” kur ra pa ndjenja në tokë.

Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Nxënësit dhe kolegët kanë reaguar të prekur për ikjen në moshë të re të mësueses, Etleva.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.

 

Të Fundit