5 persona janë vënë në pranga këtë të Martë. Bëhet me dije se të prangosurit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.
Po sipas gazetares, ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut. 2 prej të kapurve janë shtetas nga Kosova.
Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Pritet të mësohen detaje të tjera në vijim.