E rrahin me grushta në Babrru, 41-vjeçari përfundon në spital

Disa persona kanë goditur me grushte mëngjesin e sotëm një 41-vjeçar në Babrru. Policia bën me dije se 41-vjeçari ndodhet në spital ku po merr kujdesin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet më shumë detaje mbi rastin.

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje”, njoftojnë blutë.

Të Fundit