E rëndë: Politikani lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes dhe rajonit të policisë

Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para komisariatit. Fatmirësisht është arritur që të shuhen flakët dhe pse ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat e huaja.

Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal të Topoles dhe në orët e vona të mbrëmjes politikani ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes. Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.

Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc. Një polic u lëndua lehtë teksa po përpiqej ta ndihmonte 53-vjeçarin. Pacienti është mbajtur për trajtim në Qendrën Klinike në Kragujevc. Ai ndodhet në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës për Anestezion dhe Reanimacion. Nuk dihet ende shkaku që ka çuar deri në këtë akt.

Të Fundit