E rëndë në Vlorë/ 3 të rinj nxisin 26-vjeçaren të përdorë drogë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të

31-vjeçari me iniciale O.T. dhe 28-vjeçari me iniciale A.C. janë vënë në pranga, ndërsa 32-vjeçari me iniciale G.M. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike.

Policia njofton se ata madje kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit