E rëndë në Tiranë, kunati plagos kunatin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të zonës Kodra e Priftit në kryeqytet kunati ka plagosur me thikë kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Të Fundit