E rëndë në Kamëz, 27-vjeçarja bie nga pallati dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz.

Një 27-vjeçare ka rënë nga një pallat 4 katësh dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Kamëz

Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit