E rëndë në Itali/ Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës së burrit të saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë.

Sipas mediave italiane, ajo kreu këtë veprim për t’i shpëtuar partnerit që po e rrihte.

Nëna e re është gjallë por në gjendje shumë të rëndë.

Ngjarja është shënuar në Bolonja. Burri i saj, po ashtu shqiptar, 40 vjeç, kishte dyshime të forta se ajo e ka tradhëtuar.

Duke mos u shqetësuar për praninë e fëmijëve në shtëpi, ai filloi ta rrihte gruan, e cila për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur poshtë.

40 vjeçari u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

 

Të Fundit